Sejdiu: Kohë e re për Kosovën
24/07/2010 11:35
Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet për një vizitë jozyrtare në Tiranë, është takuar fillimisht me homologun e tij Bamir Topi.
Pas mëngjesit të punës të dy kanë dalë në një konferencë për media duke vlerësuar njëzëri qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.
“Mendimi i GJND-së ishte i bekuar dhe për Kosovën tani ka ardhur një kohë e re. Shqipëria ka qenë në mbështetje të kauzës sonë”, tha Sejdiu.
Nga ana e tij presidenti Topi deklaroi se qoftë Kosova, qoftë Shqipëria nuk janë të varura nga lëvizjet politike të Serbisë, ndërsa shprehu besimin se pas qëndrimit të GJND-së do të ketë njohje të reja.
Top Channel