Ish-numri dy në negociatat për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së 5 vendet e BE-së që nuk kanë njohur pavarësinë duhet ta bëjnë këtë.

“Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja duhet të hyjnë në të njëjtën linjë me shumicën”, është shprehur Rohan në një shkrim të botuar në gazetën austriake “Die Presse”.

Rohan ka nënvizuar se tani është momenti që të lihen pas të gjitha paqartësitë mbi statusin e Kosovës dhe të punohet për stabilitetin e Ballkanit.

Ai ka shtuar më tej se qëndrimi i përbashkët duhet ta bëjë BE-në që të ndikojë tek Serbia për të pranuar realitetin e pavarësisë së Kosovës.

Top Channel