Partia Demokratike e Serbisë, e drejtuar nga ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se vendimi i GJND për Kosovën përbën një disfatë historike për Serbinë.

“Përgjegjësinë më të madhe për këtë disfatë e ka qeveria dhe presidenti i Serbisë. Për këtë arsye, Boris Tadic duhet të japë dorëheqjen”, ka deklaruar zëdhënësi i PDS, Petar Petkovic.

Ai ka shtuar më tej se pas kësaj disfate qeveria e Beogradit nuk mund të vazhdojë të mashtrojë më popullin serb, me deklaratat se do ta dërgojë cështjen e Kosovës në OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA