Obama-t me pushime në Gjirin e Meksikës

24/07/2010 12:00

Sinjal i qartë i familjes Obama për amerikanët. Familja e presidenciale ka vendosur të shkojë me pushime në Gjirin e Meksikes më 14 gusht. Saktesisht ne Florida, pikërisht aty ku Michelle Obama u kërkoi amerikanëve të kalojnë disa ditë pushimi për të ndihmuar popullin kundër derdhjes se naftës.

“Njerëzit këtu varen nga turizmi. Ka plazhe të bukura dhe të pastër, të cilat nuk janë prekur nga nafta,” tha Zonja e Parë.

Vendimi për të kaluar pushimet e gushtit në Florida erdhi pas debateve të ngritura nga konservatorët te cilët e akuzuan familjen Obama për “hipokrizi” pasi kishin zgjedhur të  kalojnë tri ditë pushime në Maine.

Më 12 korrik zonja e parë Michelle shkoi në Panama City Beach, Florida, ku u fotografua tek ecte mbi rërën e bardhë të një plazhi të braktisur dhe ftoi amerikanet të veproni si ajo .

“Nëse me të vërtetë doni të ndihmoni popullin e Gjirit kundër valës së naftës, hajdeni  me pushime në Florida. Njerëzit këtu vazhdojnë të varen nga turizmi. Ka plazhe të bukura dhe të pastër, të cilat nuk janë prekur nga njolla e naftës.

Fatkeqësisht deklarta e bërë shkoi dëm pasi tri ditë më pas Obamat vendosën të kalojnë fundjavën  në  Bar Harbor, në Maine. Nga pala konservatore nuk munguan kritikat e ashpra. Por këtu vjen dhe zgjedhja e re nga Shtepia e bardhe: një fundjavë të gjatë në Florida, e njoftuar disa javë përpara, për të larguar çdo lloj polemike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA