Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka bërë të ditur se do të dërgojë në 121 shtete të botës kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Mendimi i GJND-së ka krijuar një kontekst krejtësisht të ri dhe në këtë kuadër unë kam nisur një fushatë të re tek ato vende që ende s’e kanë njohur Kosovën”, ka dekalruar Hyseni.

Shefi i diplomacisë kosovare ka shtuar më tej se këtë fundjavë do të qëndrojë në SHBA, ku do të takohet me përfaqësues të rreth 60 vendeve.

Hyseni synon që të rrisë numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel