Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

Trupi gjykues nuk mori parasysh kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin e Rexhepit.

Avokati i tij, Ramë Gashi deklaroi pas seancës se vendimi për paraburgim ishte i padrejtë, pa bazë ligjore dhe theksoi se do ta vërtetojë këtë në seancat e ardhshme.

Rexhepi u arrestua ditën e djeshme pasi dyshoht për korrupsion, shmangie të tatimeve, abuzim me anë të detyrës dhe pastrim parash. Bashkë me të u arrestuan edhe tre persona të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA