Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk pret që ekonomia e vendit të tij të hyjë sërish në recesion.

Megjithatë, Gruevski ka pranuar se kriza ekonomike ndërkombëtare, ka pasur efektet e saj edhe në Maqedoni.

“Do të bëjmë cmos që ekonomia këtë vit të jetë një ndër më të mirat në rajon. Kriza ekonomike që përfshiu Evropën ndikoi edhe në rajonin tonë”, ka pohuar Gruevski.

Ai ka shtuar më tej se qeveria e tij po zvoglon borxhin e brendshëm në mënyrë që t’u krijojë hapësira bankave për të investuar në ekonomi.

Top Channel