Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën që të njihet nga sa më shumë vende. Pas apeleve te shefese se diplomacise amerikane Hilari Klinton, eshte ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Gordon qe siguron se Amerika do te vazhdoje punen per te bindur shtetet mike te cilat akoma nuk e kane njohur Kosoven, qe ta hedhin kete hap.

Gordon, shprehu besim se Kosovën do ta njohin më shumë vende dhe se opinioni i shprehur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një bazë e mirë për këtë.

“Që nga dita e shpalljes së pavarësisë, tha ai, ne vetë e njohëm Kosovën dhe inkurajuam edhe të tjerët të vepronin kështu sepse ne gjithmonë kemi besuar se kjo ishte gjëja e drejtë që duhej bërë për paqen dhe qendrueshmërinë në rajon. shume vende kanë qenë në pritje të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sepse atyre iu kërkua nga Serbia që të prisnin. Ne mendojmë se ato vende të cilave iu kërkua të prisnin, tani do të jenë në gjendje ta njohin Kosovën duke patur parasysh se deklarata e pavarësisë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka perfunduar zyrtari i larte amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA