Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka deklaruar sot se vendimi i GJND-së mbi pavarësinë është shumë domethënës për Kosovën.

“Vendimi i gjykatës së Hagës përbën një fitore morale dhe politike për shtetin tonë”, ka pohuar Daci.

Daci ka shtuar më tej se pas këtij vendimi qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe tek ajo kundër papunësisë, që sipas tij është në nivelin më të lartë në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB