Zbulohet krateri gjigant i një meteoriti

23/07/2010 00:45

Zbulohet në përmasa rekord krateri i një meteoriti. Gropa e hapur pas përplasjes në tokë të trupit qiellor është me një diametër prej 45 metrash.

Zbulimi u krye në jug të Egjiptit nga një grup studiuesish italianë dhe egjiptianë. Sipas tyre meteoriti ka qënë me diametër rreth 1.3 metra dhe përplasja ka shkaktuar një gropë me diametër 45 metra.

Shkencëtarët pohuan më pas se ky zbulim vërteton se edhe meteoritët ‘metalikë’ të përmasave të vogla mund përshkrojnë atmosferën e Tokës pa u ‘tretur’ prej saj.

Top Channel