Vapa, gushti mbyll operacionet me planifikim

23/07/2010 08:40

Operacionet me planifikim, për të gjithë pacientët që aktualisht kanë parashikuar të kryejnë ndërhyrje, do të mbyllen më 1 gusht.

Kjo do të thotë se ka mbetur më pak se një javë kohë, nga e hëna në të premte, për të kryer ato operacione që tashmë janë në listë për t’u realizuar.

Pas së premtes së ardhshme nuk do të ketë më asnjë operacion me planifikim, përveç rasteve të urgjencës.

Vendimi për mbylljen e operacioneve me planifikim është konsultuar si me kirurgët ashtu edhe me administratën spitalore.

Duke qenë se temperaturat e larta janë në disfavor të operacioneve, por edhe të gjendjes shëndetësore, menjëherë pas rritjes së temperaturave spitalet marrin vendimin e mbylljes së operacioneve të planifikuara dhe sallat e kirurgjisë qëndrojnë të hapura për të kryer vetëm ndërhyrjet që paraqiten në urgjencë, apo ato raste që nuk mund të presin uljen e temperaturave për të kryer operacionin.

Top Channel