Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers ka komentuar vendimin e GJND-së për Kosovën, duke u shprehur mjaft i kënaqur.

“Vendimi i gjykates sigurisht qe ishte nje vendim i shkelqyer. Persa i perket SHBA-së, sigurisht ky ishte nje vendim ne te cilin ne kishim mberritur shume vite me perpara. Pra qe pavarësia e Kosoves ishte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare. Por konfirmimi i ketij qendrimi nga nje shumice e madhe e gjyqtareve ne GJND ishte nje ngjarje vertet shume e rendesishme”, theksoi ai.

Sipas ambasadorit, ky vendim do te kete nje rol te rendesishem persa i perket zhvillimit te metejshem te Kosoves dhe rolit te saj si nje partner ne marredheniet nderkombetare ne mbare boten.

“Pothuajse 70 vende tashme e kane njohur pavaresine e Kosoves. Shpresojne qe mbi kete zhvillim me shume vende, te gjitha vendet e botes te njohin Kosoven si shtet i pavarur. Shpresojme gjithashtu qe ky zhvillim do ta ndihmoje Kosoven qe te behet anetar me te drejta te plota ne nje numer institucionesh nderkombetare. Ne shpresojme se ky do te jete nje element tjeter qe do te kontribuoje me tej ne rolin qe une besoj se ka Kosova e pavaruar ne paqen dhe stabilitetin e rajonit”, përfundoi Uidhers.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA