Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, komentoi në Top Channel në një lidhje direkte nga SHBA, vendimin e GJND-së për pavarësinë e njëanshme që u cilësua e rregullt juridikisht.

“Opinioni i GJND-së është një opinion historik dhe një fitore e madhe për rajonin, partnerët tanë dhe një mirënjohje e madhe për gjithë botën. Pres që pas këtij opinioni të vazhdojmë me konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë, pres njohje te reja. Eshtë hapur kapitulli i sigurtë i perspektivës atlantike dhe pres një reflektim e vullnet të mirë nga Beogradi”, theksoi Thaci.

Më tej ai komentoi deklaratën e Serbisë për mosnjohjen e shtetit te Kosovës. “Eshtë cështje e Beogradit si do reagojë dhe veprojë, por është në interes te rajonit të ketë një sjellje korrekte në lidhje me Kosovën”, shtoi kryeministri kosovar. Sipas Thacit, asnjëherë nuk do të vihet në diskutim integriteti territorial i vendit edhe pse ka fjalë për shkëmbim territoresh.

Në fund të intervistës, Thaci theksoi se korrupsioni do të luftohet nga qeveria e tij. “Kam garantuar qytetarët e vendit tim se do luftoj korrupsioinin dhe krimin e organizuar. Lufta kunder korrupsionit e forcon imazhin e Kosovës pas një heshtjeje 10 vjecare. Pres edhe veprime te metejshme ne gjithe territorin edhe ndaj atyre njerezve qe zhvillojne kontrabande ne veri. Ne do vazhdojme me hapat konkrete kur do hapim zyren e qeverise se Kosoves ne veri te Mitrovices”, përfundoi Thaci. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA