Serbët e Bosnjë Hercegovinës ngrenë zërin dhe kërkojnë të shpallin pavarësinë e tyre bazuar edhe në opinionin e dhënë dje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë për Kosovën.

“Republika serbe e Bosnjës mund të adoptojë menjëherë një deklaratë për pavarësinë që nuk dhunon të drejtën ndërkombëtare”, thotë kryeministri serbo-boshnjak Milorad Dodik, i cituar nga mediat e Beogradit.

Sipas tij ky rast përfaqëson një sinjal pozitiv për të vazhduar luftën për të ardhmen e statusit të kësaj Republike, që prej kohësh nuk ka dëshirë të jetë pjesë e Bosnje-Hercegovinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA