Sarandë, ultimatum çekiçëve dhe diskove

23/07/2010 08:45

Me një urdhëresë të posaçme, kryebashkiaku i Sarandës, Edmond Gjoka, ka paralajmëruar dje drejtuesit e mjeteve të rënda të tipit çekiç dhe pronarët e diskove të mos guxojnë të “prodhojnë” ndotje akustike deri në fund të gushtit.

Duke qenë reagues ndaj shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve të këtij turi, kur sezoni po prek kulmin e vet, si dhe në reflektim ndaj vendimit më të fundit të qeverisë për oraret e diskotekave, Bashkia e Sarandës dhe inspektorja e mjedisit, Areti Papadhima, kanë thënë se nuk do të jenë tolerues në pafundësi ndaj prishjes së qetësisë publike.

Kryesisht “ndotja akustike” vjen nga zhurma e çekiçëve pneumatikë, me të cilat punohet kohë e pa kohë për hapjen e trojeve të ndërtimit, si dhe nga muzika e lartë e diskotekave verore përgjatë bregdetit të Sarandës.

Top Channel