
Lumi i fshatit Prodan në Ersekë ka dalë nga shtrati duke permbytur shtepite dhe shkaterruar infrastrukturen. Per shkak te furtunes me reshje shiu te dendur hangarët me bazë ushqimore për bagëtinë, rruga, kabina elektrike dhe ujësjellsi jane permbytur nga uji i lumit qe kalon permes fshatit.
Furnizimi me energji elektrike dhe uje te pijshem u nderpre plotesisht. Pothuajse të gjitha shtëpitë janë prekur nga dëmtimet.
Shkak për vërshimin e lumit është bërë mungesa e pritave. Banorët ankohen se ky fenomen ndodh cdo vit dhe përmbytjet nuk janë paraprirë me kryerjen e investimeve mbrojtese.
Per te administruar situatën u krijua nje grup pune emergjence por kryetari i komunës Kristaq Andoni thotë se mungojnë fondet për ndërtimin e pritave.
Top Channel