Besnik Mustafaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, pas dorëheqjes në vitin 2007, është rikonvertuar në botime.

Po ashtu, për llogari të një universiteti privat, ai siguron marrëdhëniet me jashtë. I mënjanuar në këtë mënyrë nga debati publik, zoti Mustafj del nga rezerva e tij për të folur për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Sipas tij, ky vendim i pastron Kosovës rrugën në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

“Kjo e cliron lidershipin e Kosovës për t’u marrë më seriozisht me cështjet e brendshme, që janë të panumërta. Që janë reformimim dhe shtetformimi, reformim i ekonomisë dhe ndërimi i shtetit në Kosovë. Së dyti Kosova duhet t’i përgjigjet asaj deklarate që bëri në dalje të procesit të shpalljes së vendimit Vuk Jeremic, që tha se ne do ta vazhdojmë luftën paqësore diplomatike në OKB. Pra duhet t’i përgjigjet me një strategji të qartë. deri tani Kosova nuk ka një strategji të qartë, për ekspanionin e saj diplomatik dhe në këtë strategji ky vendim është një element shumë i rëndësishëm. Së fundi unë do të thosha Kosova duhet të clirohet nga ankthi i anëtarësimit në OKB. Ky është një proces i gjatë, që do të marrë kohë, por ka pasur vende si Zvicra që për 60 vjet nuk kanë qenë anëtarë të OKB-së, por ia kanë arritur të ndërtojnë shtet të besueshëm”, shprehet Mustafaj.

Më tej ai shton se Kosovëm e njohin 7 shtetet më të industrializuar, 22 nga 27 shtetet e BE-së, kështu që duhet të ndërtojë programe zhivillimi bilaterale apo shumë planëshe me këto vende që mungojnë apo janë sporadike. “Lidershipi i Kosovës nuk duhet të presë që punën e saj ta bëjnë të tjerët. Kështu që unë mendoj se ky vendim është i rëndësishëm për ta cliruar psikologjiisht lidershipin e saj po jo më shumë se kaq”, përfundon ish ministri i Jashtëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA