Meta: Nuk votojmë ligjin e SHISH

23/07/2010 15:00

Ilir Meta ka deklaruar se Levizja Socialiste për Integrim nuk do të japë votat për Ligjin e Shërbimit Informativ Shteteror as në seancen e të hënës.

Ne nje interviste per Top Channel, pas seances se tensionuar te nje dite me pare, ku shumica u perca lidhur me miratimin amendamenteve te propozuara nga qeveria, zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem ka deklaruar se Shqiperia duhet te konsultohet me aleancen, ndersa ka thumbuar kreret e Partise Demokratike se vendi ka ceshtje me emergjente se sa ligji per SHISH.

“Proceset e përmirësimeve ligjore kërkojnë kohën e tyre dhe absolutisht gjithcka duhet të realizohet në bashkëpunim dhe mirëkuptim te plote me Aleancen sepse nuk kemi te bejme me nje ligj te zakonshem por me nje proces shume delikat. Qendrimi yne eshte shumë parimor dhe i qarte pa perfunduar konsultimet me NATO-s asnje ndryshim nuk do te ndodhe dhe nuk ka perse te ndodhe ne kete ligj”, u shpreh Meta.

Intervistën e plotë mund ta lexoni dhe ndiqni në www.top-channel.tv në orën 19:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA