
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e sotme një deklaratë që mbështet vendimin e djeshëm të GJND-së, që vlerësoi si legjitime shpalljen e pavarësisë.
“GJND-ja me profesionalizëm të lartë dhe paanshmëri ka rikonfirmuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke i vënë vulën e ligjshmërisë vullnetit të qytetarëve tanë”, ka deklaruar kryetari Jakup Krasniqi.
Në deklaratën e Kuvendit vlerësimi i GJND-së cilësohet si historik dhe thuhet se ai do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.
Përmes saj Prishtina zyrtare ka falenderuar vendet mike për mbështetjen, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të nisur bisedimet për cështjet teknike me Serbinë.
Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës i bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të unifikojnë qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë.
Top Channel