Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga oficerët e njësisë kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës.

Agjentët, të shoqëruar edhe nga kolegët e misionit EULEX, kanë bastisur zyrat e BQK në Prishtinë dhe 7 zyra të tjera të saj në të gjithë Kosovën, në kuadër të një hetimi të gjerë anti-korrupsion.

Sipas një njoftimi të misionit EULEX, në kuadër të operacionit janë kontrolluar edhe qendra e një kompanie private, si dhe shtëpitë e katër të dyshuarve, mes të cilëve edhe guvernatori Rexhepi.

Sipas burimit, personat në fjalë dyshohen për keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti, shmangie të tatimeve dhe pastrim parash.

Bastisjet janë autorizuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i misionit EULEX dhe nga gjykata e qarkut në Prishtinë, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA