Dy ligjvënës të Kongresit amerikan i bënë thirrje vendeve të botës që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më shpejt këtë. Eliot Engel dhe Connie Mack e drejtuan apelin e tyre nga selia e Kongresit Amerikan në praninë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Deri tani, Kosovën e kanë njohur 69 vende duke filluar nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore. Shumë shtete ishin shprehur se prisnin opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë për ta njohur Prishtinën. Ligjvënësi demokrat Eliot Engel gjatë 22 vjetëve që shërben në Kongresin Amerikan ka qenë një përkrahës i zjarrtë i pavarësisë.

“Tani që Gjykata e shprehu opinionin e saj, ai thotë se njohjet nuk duhet të vonojnë”, tha ai. Republikani Connie Mack gjithashtu e quajti opinionin e Gjykatës një fitore të rëndësishme për Kosovën. Vendimi i gjykates tregon sipas tij se idete e lirise fitojne dhe shtoi se kosovaret mund te mbeshteten te Shtetet e Bashkuara.

Engel dhe Mack janë qe të dy anëtarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin Amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA