Një grevë e rë 24 orëshë, duke filluar nga e diela e ardhshme, është vendosur nga kontrollorët e fluturimeve në Greqi.

Personeli akuzon qeverinë se vazhdon të injorojë nevojën për ndryshime organike, sipas rregullave evropiane, në mënyrën sic funksionojnë shërbimet e kontrollit të trafikut ajror.

I ashpër ka qenë reagimi i operatorëve turistikë. “Do t’i japin goditjen e mëshirës turizmit. Do të vënë gurrin e varrit mbi atë pak turizëm që ka mbetur në Greqi”, kanë deklaruar ata.

Top Channel