“Gërdeci”, rrëzohet kërkesa e Delijorgjit e Pinarit

23/07/2010 10:45

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e të pandehurve Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari, të cilët kërkuan lirim pasi u mbaroi afati i paraburgimit.

Gjykata sqaroi se kërkesa e avokatëve të të pandehurve nuk është e bazuar në ligj, pasi për këta persona nuk kanë përfunduar ende afatet e paraburgimit.

Në seancën e sotme ndodhen të pranishëm të pandehurit Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Gjeci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA