“Gërdeci”, i refuzohet kërkesa Delijorgjit dhe Pinarit

23/07/2010 16:15

Pese dite pas kerkeses se te pandehurve, Gjykata e Tiranes refuzoi pretendimin e Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit per t’ju rikthyer lirise pasi kishin perfunduar afatet e paraburgimit. Gjykata lexoi arsyet se perse i tha “jo” kerkeses se tyre.(UPDATE)

Por ndersa gjate kesaj jave gjyqe te rendesishme u shtyne per t’u rihapur ne vjeshte, pas pushimeve te gushtit, ne Gjykaten Civile te Tiranes palet qe vazhdojne te mos u dorezohen temperaturave te larta jane prokuroret e ceshtjes Gerdeci, avokatet, te pandehurit por edhe mediat.

Gjykata dhe prokuroria kerkojne te zevendesojne kohen e hunbur prej nje viti gjate te ciltit rreth 80 seanca gjykimi te parashikuara  nuk jane zhvilluar. Nga ana tjeter tashme qe avokatet e Pinarit dhe Delijorgjit e provuan karten e afateve te paraburgimit per klientet e tyre duke provokuar gjykaten nese do t’ua jepte apo jo atyre lirine, presin qe brenda dhjetorit te këtë tani një vendim. Gjate ketyre gjashte muajve qe kane mbetur dhe gjithmone nese avokatet nuk do mungojne e nuk do sjellin zvarritje gjykata ka ne liste per te degjuar pothuajse 200 deshmitare te tjere, me tej konkluzionet e prokuroreve si dhe secilit avokat te 29 te pandehurve pa llogaritur veprime te tjera proceduriale qe mund te dalin gjate procesit.

Top Channel