Dibër, grabiten dy shtetas

23/07/2010 09:20

Dy qytetarë nga Tirana janë grabitur mbrëmjen e djeshme në Dibër, në vendin e quajtur Teqja e Cikut, nën kërcënimin e armëve.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave uniformat blu kanë reaguar menjëherë duke arritur të arrestojnë autorin, shtetasin Ruzhdi Daci, 28 vjec.

Sipas burimeve, gjatë arrestimit Dacit iu gjetën dhe iu sekuestruan 15.000 lekë që iu kishte grabitur dy tiranasve, si dhe një automatik i llojit “56”, përmes të cilit kishte bërë kërcënimin.

Top Channel