Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së, të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë këtë gjë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një hap të tillë”, ka pohuar Clinton.

Shefja e diplomacisë amerikane ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të lënë mënjanë dallimet dhe të fillojnë bashkëpunimin për cështjet me interes të përbashkët.

“Serbia dhe Kosova janë vende mike të SHBA. Tani është koha që ato të lënë mënjanë dallimet dhe të lëvizin përpara duke punuar së bashku”, ka shtuar Clinton.

Top Channel