Britania e Madhe ka përshëndetur vendimin e GJND në favor të pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar nga të gjitha vendet që të njohin shtetin e ri.

“Kosova funksionon si shtet i pavarur prej më shumë se dy vjetësh. Inkurajojmë të gjitha vendet që ta njohin Kosovën, pasi ajo është një rast unik dhe nuk përbën precedent”, ka deklaruar ministri i Jashtëm William Hague.

Më tej, Hague ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të shfrytëzojnë vendimin e GJND-së për të lënë pas të kaluarën dhe për t’u bërë fqinj të mirë.

Ai ka shtuar më tej se me vendimin e gjykatës së Hagës merr fund një herë e mirë cështja e statusit të Kosovës.

Top Channel