Berisha: GJND e nxorri të ligjshme pavarësinë e Kosovës

23/07/2010 13:35

Kryeministri Sali Berisha deklaron se shprehja e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nxorri të ligjshme pavarësinë e Kosovës në raport me rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe me kornizën kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, që duhej të zhvillohej të mërkurën, por u shty për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të kryeministrit, Berisha uroi që qëndrimi i GJND-së të ndihmojë në procesin e integrimit europian të mbarë të rajonit të Ballkanit.

“Drejtësia u bë dhe në tani palët kanë detyrimin të nxjerrin të gjitha konkluzionet dhe të përpiqen që ta shtrojnë në një vendim me kontribut të madh në paqen e rajonit tonë”, u shpreh Berisha.

Top Channel