Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se partia e tij si pjesë e koalicionit qeverisës do të angazhohet seriozisht për integrimin e vendit, si dhe për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të tij.

Deklaratën e tij Ahmeti e bëri gjatë një takimi me ministrin francez për Cështjet Evropiane, Jean Claude Schlumberger, i cili po viziton Maqedoninë.

Ndër të tjera kryetari i BDI ka falenderuar zyrtarin francez për mbështetjen e vendit të tij ndaj proceseve integruese të Maqedonisë.

Ahmeti nuk ka lënë pa prekur cështjen e Marrëveshjes së Ohrit, implementimi i të cilës sipas tij afron vendin me strukturat euro-atlantike.

Top Channel