A2, vetëm në shkollat që e kanë kërkuar

23/07/2010 08:20

Formulari A2 është shpërndarë sot vetëm në ato shkolla që i kanë kërkuar drejtorisë arsimore të pajisen me to.

Kjo do të thotë që pas publikimit të formularit të preferencave në ueb sajtin e Ministrisë së Arsimit, çdo gjimnaz ka të drejtë ta kërkojë atë, për t’jua treguar nxënësve.

Edhe pse drejtoritë e shkollave të mesme janë pajisur me formularët A2, nxënësit nuk kanë të drejtë ta plotësojnë atë, deri në momentin që do të jenë të bindur plotësisht për të bërë përzgjedhjen përfundimtare të degëve të preferuara.

Çdo nxënës ka të drejtë ta shohë formularin e preferencave. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kjo praktikë është propozuar për të mirën e maturantëve, në mënyrë që të mos gabojnë mbi formularin origjinal, duke mos pasur më të drejtë për të fituar një mundësi të dytë.

Sipas MASH-it, maturantët do të duhet të përzgjedhin 10 preferenca në formularin A2, ku janë të listuara më shumë se 225 programet që do të ofrojnë universitetet publike për vitin e ri akademik 2010-2011.

Nxënësit do ta bëjnë renditjen e preferencave nëpërmjet një rendi zbritës, duke filluar nga dega më e preferuar e deri tek ajo më pak e pëlqyera.

Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, përcaktimi i kandidatëve fitues do të bëhet pas llogaritjes së pikëve përkatëse për të dhjetë preferencat e listuara në formularin A2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA