Tiranë, bashkia heq pengesat

22/07/2010 21:05

Në rrugët dhe rrugicat e Tiranës nuk do të ketë më gardhe, pengesa prej hekuri, zinxhirë e blloqe betoni të ngritura, duke krijuar vështirësi si në qarkullimin e automjeteve, ashtu edhe në atë të këmbësorëve.

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për heqjen e të gjitha këtyre pengesave, por nga ana tjetër u bën thirrje edhe qytetarëve që t’i largojnë vetë ato.

Puna për lirimin e hapësirave publike ka nisur në disa rrugica pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, ndërkohë që do të vijojë në ditët në vazhdim në të gjitha blloqet e banimit.

Top Channel