Në reagimin e parë zyrtar, pavarësisht se mbante shumë shpresa përpara shpalljes së opinionit, presidenti Boris Tadic ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Tadic pranoi se ky është një moment i vështirë për Serbinë, por theksoi se ajo do ta vazhdojë betejën kundër Kosovës.

“Ky është një moment i vështirë për Serbinë, por ajo do të vazhdojë betejën e saj për ta cuar cështjen në OKB. Serbia do të luftojë në mënyrë diplomatike për Kosovën. Do të kenë presione shumë shtete që të njohin Kosovën, por ne shpresojmë që rezoluta jonë të miratohet”, ka deklaruar Tadic.

Ndërkohë, opozita serbe ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së Beogradit. Radikali Tomisllav Nikolic ka deklaruar se shteti serb ka gënjyer popullin duke thënë se GJND mbështet Serbinë.

Ndërkohë, në Serbi nuk ka pasur reagime nga qytetarët dhe prania në kisha për t’u lutur për fitore në GJND ka qenë shumë e vakët.

Top Channel