Shkatërrimi i shatërvanit, shoqëria civile padi për fajtorët

22/07/2010 15:40

Pas heqjes se shatërvanit nga lulishtja e Kuvendit pak ditë më parë, përfaqesues të shoqërise civile, organizatave joqeveritare dhe mediave  u mblodhën përpara këtij vendi në shenjë proteste për cështjen në fjalë, por edhe me qëllimin për të treguar se koalicioni i shoqërise është i vendosur që te ndermarre hapa konkrete ne mbrojtje te trashegimise kulturore.

Veprimet per kete rast: fillimisht kallezim ne prokurori per gjetjen e pergjegjesve te veprimeve te kryera; kerkese Komunitetit Europian, i cili financon projektin qe hoqi shatervanin dhe nderhyn ne lulishte, per te hetuar per si u zgjodh dhe zbatua ai; si dhe rikthimin e shatervanit ne vendin e meparshem. Nderkohe qe perpilimi i kallezimit penal po perfundon, fjale te ashpra iu drejtuan Bashkise se Tiranes.

Per sa i perket kerkeses per hetim drejtuar KE-se, delegacioni I Bashkimit Europian ka reaguar menjehere me ane te njoftimit per shtyp, duke sqaruar se Projekti per “Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe të Integruar të Zonës Historike të Tiranës në Rrugën Murat Toptani” është miratuar nga Këshilli Teknik Urbanistik i Bashkisë së Tiranës më 11 shtator 2009, Vendimi Nr. 2. Plani i përgjithshëm i projektit është aprovuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës më 11 dhjetor 2009.  Më 21 maj 2009, bazuar në ligjin shqiptar “Për trashëgiminë kulturore”, projekti është aprovuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, nën varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Sipas Delegacionit firma zbatuese është duke kryer punimet në përputhje me projektin e aprovuar dhe për të monitoruar nga afër punimet janë organizuar mbledhje mujore në kantier në prani të përfaqësuesve të ketyre institucioneve. Por keto te fundit nuk kane mbajtur pergjegjesi per ndodhine.

Duke iu rikthyer protestes, te tjere perfaqesues, perpos ceshtjes ne fjale, folen per rendesine e reagimit te shoqerise ndaj rasteve te tilla ne mbrojtje te trashegimise kulturore.

Shatervani u ndertua ne vitin 1923. 1 muaj me pare ai u hoq nga lista e monumenteve te kultures. Tashme u hoq edhe nga lulishtja, e cila do te reduktohet, per shak te nje projekti qe parashikon kthimin ne rruge pedonale  pergjate mureve te Kalase se Tiranes dhe restaurimin e tyre, financuar nga Komuniteti Europian.

Top Channel