Shëngjin, plagosen dy peshkatarë

22/07/2010 14:10

Dy te  rinj peshkatarë amatorë, jane  plagosur, teksa peshkonin në ujrat e bregdetit të Shëngjinit.

Sipas burimeve zyrtare të plagosurit janë Ardian Baka dhe Martin Bardhi. Të rinjtë kanë qenë duke gjuajtur peshk në bregdet me lëndë eksplozive, kur në momentin që kane ndezur fitilin zjarrpërcjellës, lënda plasëse u ka shpërthyer në dorë.

Sipas policisë nje nga te rinjte ndodhet në spitalin e Lezhës ndersa tjetri eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per shkak te gjendjes se renduar shendetesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA