Moska zyrtare ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pavarësisht vendimit të GJND-së, Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim rreth cështjes së Kosovës.

Përmes një komunikate për shtyp, qeveria ruse ka deklaruar se cështja e statusit të Kosovës mund të zgjidhet vetëm përmes bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Pozicioni ynë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshueshëm. Ne mendojmë se zgjidhja e cështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm me negociata ndërmjet palëve të interesuara”, thuhet në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA