Rama: Berisha të tërheqë pr/ligjin për SHISH

22/07/2010 13:35

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një deklaratë të shkurtër për mediat i kërkoi kryeministrit Sali Berisha që të tërheqë projektligjin për SHISH në emër të interesit kombëtar.

“Berisha dëshiron kontrollin e Shërbimit Informativ. SHBA dhe BE ndihen të cënuar nga pasojat e  projektligjit të SHISH-it. I bëj thirrje kryeministrit që të tërheqë njëherë e mirë këtë projekt”, tha Rama.

Kreu socialist e konsideron këtë draft si mollë sherri, duke theksuar se Shqipëria nuk ka sherr për të bërë as me SHBA-në dhe as me NATO-n.

Top Channel