Qeveria dështon me investimet

22/07/2010 15:45

Investimet e qeverisë në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, të cilët kanë dhe nevojat më të mëdha për fonde janë në realizuar ne nivele teper te uleta.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se edhe pse ka kaluar gjysma e vitit, disa ministri nuk kanë mundur të realizojnë as 10 për qind të investimeve të planifikuara nga buxheti i shtetit. Ecurinë më të dobët e ka Ministria e Bujqësisë, ku investimet për gjysmën e parë të vitit janë realizuar vetëm 6 për qind. Edhe pse bujqësia është sektori që punëson më shumë se gjysmën e popullsisë dhe sipas shumë ekspertëve sektori me gjendjen më të vështirë që ka nevoja urgjente për investime.

Përvec bujqësisë një tjetër prioritet, ai i arsimit ka një realizim investimesh nga fondet e buxhetit të papërfillshëm në gjysmën e parë të vitit. Qeveria ka investuar në arsim për gjysmën e parë të vitit vetëm 7 për qind të fondeve të parashikuara për vitin 2010. Brenda ministrisë së arsimit, ka zëra si ai i arsimit universitar, ku realizimi i investimeve është vetëm 1 për qind. Edhe investimet në shëndetësi janë minimale, edhe pse shumë nga spitalet e vendit mbeten në gjendje kritike, qeveria ka investuar në shëndetësi vetëm 19 për qind të fodeve të planifikuara. Kjo në një kohë, kur pak muaj më parë tarifat për shërbimet shëndetësore që duhet të paguajnë qytetarët u rritën disafish.

Në pamundësi për të realizuar programin e investimeve në këto sektorë kycc qeveria e gjeti zgjidhjen tek shkurtimi i fondeve. Arsimi, shëndetësia dhe bujqësia ishin nga sektorët që u prekën më fort nga shkurtimi i buxhetit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA