Pr/ligji i SHISH, debate në kuvend

22/07/2010 11:00

Kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruci deklaroi në fillim të seancës së sotme parlamentare se grupi i PS-së është i panformuar për projektligjin e SHISH, i futur në kalendar.

“Përfaqësues të mazhorancës na thanë se nuk do të kalojë ligji në këtë seancë. Në emër të opozitës kërkoj të hiqet nga kalendari ligji për SHISH-in”, tha Ruci, duke theksuar institucionet dhe partnerët e huaj janë të përbashkëta.

Ndërsa kreu i grupit demokrat Astrit Patozi shprehu keqardhjen për debatin që bëjnë palët për procedurë dhe jo për cështje më thelbësore, ndërsa theksoi ligji për SHISH-in është trajtuar në Komisionin e Sigurisë, por PS nuk ka marrë pjesë.

Ashtu sikurse deklaruan edhe më parë, përfaqësuesit e LSI-së theksuan se ky projektligj duhet të marrë më parë konsulencën e NATO-s.

“Eshtë e panevojshme që projektligji për SHISH të diskutohet sot pasi është nje hap i nxituar. Sot eshte nje dite e madhe, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep vendimin për Kosovën. Ligji për SHISH duhet shtyrë në diskutimin e tij”, u shpreh zëvendëskryeministri, njëherazi ministri i Jashtëm, Ilir Meta.

Top Channel