Në këto momente në Hage, Gjykata Ndërkombetare e Drejtesisë po shpall opinionin e saj këshillimor për pavaresine se Kosovës, një qëndrim që pritet me interes jo vetem ne Prishtine dhe Beograd.

Nga te dhenat paraprake mësohet se qëndrimi do të jetë i një formë të ndermjetme, duke mos dhene nje opinion te drejtperdrejt në favor të njërës apo tjetrës palë dhe më shumë hapësira për interpretim.

Ne keto momente po lexohen të dhënat mbi nisjen e këtij procesi dhe pritet që të jepet më pas edhe qëndrimi i GJND-së. Ekspertet ligjore thone se qendrimi nuk do te jete teresisht i qarte dhe do t’u lihet Prishtines dhe Beogradit qe te bejne interpretimin e tyre.

Pritshmerite jane se pas shpalljes se qendrimit, do te rritet numri i vendeve qe do te njohin pavaresine e Kosoves.

Top Channel