Meta: Kosova, së shpejti në OKB

22/07/2010 17:15

Edhe shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta u është bashkuar urimeve për vlerësimin pozitiv që GJND i bëri pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Meta ka shprehur besimin se së shpejti shteti i ri do të zërë vendin e tij në radhët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Pavarësia e Kosovës u konfirmua. Së shpejti Kosova do të jetë anëtare e OKB-së”, ka deklaruar Meta.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi sot se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, nuk shkel kornizën kushtetuese dhe as rezolutën 1244 të miratuar nga OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA