Kuvend, kalon pr/ligji për arsimin e lartë

22/07/2010 23:20

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare pr/ligjin për arsimin e lartë.

Projekt ligji i cili u kthye në një mollë sherri mes institucioneve të arsimit të lartë, rektorëve dhe dekanëve me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kaloi me disa ndryshime me 71 votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita bojkotoi votimin e pr/ligjit.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 70 vota pro pr/ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronarëve si dhe aktin normativ të prokurimeve publike. Edhe në votimin e këtyre dy pr/ligjeve opozita bojkotoi proçesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA