Krijohet harta e pyjeve të botës

22/07/2010 13:00

Harta e pyjeve nga e gjithë bota është një realitet. Realizimi i saj u bë i mundur nga një teknologji lazer e avancuar, e cila të dhënat e pjesshme i pasuroi dhe plotësoi nga ato të mbledhura nga enti satelitor hapësinor i SHBA-së.

Për shtatë vjet profesor Michael Lefsky ka mbledhur të dhëna për të hartuar një hartë globale pyjore. Duke përdorur LIDAR. Lefsky arriti të gjente pyje që mbulojnë vetëm 2,4 për qind e sipërfaqes së Tokës. Prandaj, studiuesi amerikan kishte si mbështetetje në instrumentat satelitorë, të cilët ishin në gjendje regjistronin informatat mbi sipërfaqe më të mëdha.

Harta tregon majat e drunjve më të lartë në një sipërfaqe prej 5 kilometrash katrorë, por jo të bimëve të vecanta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA