Shpallja e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë ka krijuar eufori të menjëhereshme në Prishtinë.

Një reagim i pritshëm ky, pasi qëndrimi i Gjykatës Ndërkombëtare do të shënojë një faze të re në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës.

Me makina dhe me flamuj qytetarët kanë lëvizur nëpër rrugët e kryeqytetit kosovar. “Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Jam shumë i emocionuar”, thotë një qytetar.

“Nuk ka pasur asgjë kundër të drejtës ndërkombëtare, e cila nuk mund të jetë kundër vullnetit të një populli”, thotë një tjetër.

“10 vota me 4! Tani s’ka gjë tjetër që na pengon në njohjen e mëtejshme të Kosovës”, shton një i moshuar.

Top Channel