Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës.

Ka qenë ky reagimi i parë i ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic, pas vendimit të GJND-së, që hodhi “knock down” Serbinë.

“Për Beogradin loja nuk ka mbaruar ende, pasi cështja është politike dhe tani fjala i kalon Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka deklaruar Jeremic.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi sot me 10 vota pro dhe 4 kundër se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

Top Channel