Grabitje banke me një tufë lule

22/07/2010 14:00

Një person i dyshuar se kishte grabitur një bankë duke përdorur si armë një tufë me lule u arrestua në New York.

Një imazh i telekameras se sigurisë së bankës tregon se grabitësi i vuri në kokë të punësuarit një tufë me lule shoqëruar nga një pusullë.

“Më jep të gjitha kartmonedhat 100 dhe 50. Nuk ia vlen të bësh heroin”, mësohet të ketë thënë grabitësi.

44-vjecari ia mbathi pas kësaj me 450 dollarë në xhep. Ky person dyshohet se ka kryer edhe një vjedhje tjetër duke përdorur si armë një vazo me lule.

Top Channel