Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet që pasditen e së enjtes ta bëjë të ditur opinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në seancë do të jenë të pranishëm ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni dhe ai i Serbisë Vuk Jeremic.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pati mbështetur me shumicë votash kërkesën e Serbisë për dërgimin e rastit në Gjykatë dhe shqyrtimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë.

Një numër i shtetesh të BE-së, pastaj disa shtete të ish-Jugosllavisë si Kroacia, Sllovenia kanë mbështetur Kosovën në GJND, ndërsa vendet si Kina, Spanja, Rusia etj ishin në anën e Serbisë.

Liderët e vendit kanë pohuar se pavarësia është e pakthyeshme, pavarësisht vendimit të GJND-së dhe një vlerësim i tillë është dhënë edhe nga vendet, përkrahëse të Kosovës.

Top Channel