Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka bërë thirrje që të mos ndërmerren veprime që mund të provokojnë trazira pas vendimit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës.

“Kërkojmë nga të gjitha palët që t’u shmangen veprimeve që mund të shihen si provokuese dhe që dëmtojnë dialogun”, ka deklaruar zëdhënësi i Ki Moon, Martin Nesirky.

Zëdhënësi ka bërë të ditur se shefi i tij do ta dërgojë vendimin e GJND-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila kishte kërkuar opinionin e gjykatës mbi pavarësinë.

“Në këtë mënyrë do të përcaktohet se si do të veprohet më tej me këtë cështje”, ka shtuar Nesirky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA