Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka deklaruar se Berlini zyrtar e ka mirëpritur mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës.

Westerwelle ka rikonfirmuar qëndrimin e Gjermanisë se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pakontestueshme.

Duke theksuar se Kosova dhe Serbia e kanë të ardhmen në BE, shefi i diplomacisë gjermane ka kërkuar nga dy palët që të bashkëpunojnë për cështjet me interes të përbashkët.

“Prishtina dhe Beogradi të fokusohen në të ardhmen evropiane dhe të trajtojnë cështjet e përbashkëta në mënyrë konstruktive dhe pragmatike”, ka deklaruar Westerwelle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA