Finalja e Butrintit mbyllet me tragjedinë “Elektra”

22/07/2010 13:20

Tragjedia “Elektra” me regji të Adonis Filipit dhe nën interpretimin e Luiza Xhuvanit , Roza Anagnostit, Bujar Asqeriut, Vasjan Lamit etj është ngjitur në skenën e Butrintit si shfaqja finale e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit.

“Elektra” shqiptare është prezantuar denjësisht në skenën e Butrintit. Tragjedia e antike e Sofokliu është aktualizuar duke ardhur si një thirrje që mbron parimet themelore të familjes dhe të së vërtetës. Me  skenografi të realizuar nga Fatbardh Marku, skena e Butrintit krijonte  idenë e një tempulli ndërsa kori i ka dhënë jehonë gjatë gjithë kohës tragjedisë.

Në përfundim të festivalit Drejtori Artistik Alfred Bualoti tha per Top Channel se përfaqësimi ka qenë i arrirë, por ka mjaft për të përmirësuar në edicionet e ardhshme.

Festivali i Butrintit ka sjellë në skenë këtë vit trupa të rëndësishme dhe me potencial artistik si teatrin rus të Shën Petërburgut, Teatrin Kombëtar të Operës se Bukureshtit në bashkëpunim me Teatrin e Operetës dhe Muzikës së Budapestit, Teatrin Nikoli të Krakovit  me interepretime qe rezultuan mes risive të festivaleve ndër vite.

Top Channel