Elbasan, protestë për energjinë

22/07/2010 20:45

Banoret e lagjes Shën Koll të Elbasanit kanë protestuar për parregullësitë në furnizimin me energji elektrike nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Një përfaqësi e tyre i ka dorëzuar një peticion drejtuesve lokalë të OSSH-së, me një listë ankesash.

Sipas banorëve, energjia në lagjen e tyre shkon vetëm 140 volt nga 240 që duhet të jetë dhe për pasojë mjaft prej pajisjeve të tyre shtëpiake janë djegur shpesh herë.

Banorët u ankuan edhe për faturimin jokorrekt të konsumit të energjisë elektrike. Sipas tyre, ka patur raste me fatura deri në 40 mijë lekë, për një abonent familjar.

Banorët shprehen se nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemit, ata do të bllokojnë rrugën kryesore dhe nuk do të lejojnë faturuesit e OSSH-së për të vënë gjoba të tilla marramendëse.

Top Channel